Site icon Telegrafi

Pyetjet e thjeshta që mund t’ju ndihmojnë personave me depresion

Ka disa mënyra të lehta përmes së cilave mund ta ndihmoni një person të dashur që vuan nga depresioni, dhe një nga këto mënyra mund të jetë duke i bërë pyetjet e duhura.

Një studim, i cili ka përfshirë monitorimin e 55 të rriturve me depresion përgjatë një periudhe 16 javore, ka zbuluar se disa linja të caktuara të pyetjes ua kanë përmirësuar gjendjen mendore, transmeton Telegrafi.

E referuar ndryshe edhe si ‘marrja Sokratike në pyetje’, i ndihmon pacientët të fitojnë një perspektivë më të gjerë të gjërave që po iu shkaktojnë atyre pikëllim apo shqetësim.

P.sh., nëse dikush është i shqetësuar dhe vuan nga problemet mendore që i shkakton divorci, pyetjet e duhura mund të jenë:

– Si mund të ‘përkthehet’ të qenit i divorcuar në një dështim?

– A ka ndonjë dëshmi se vetëm keni shënuar sukses dhe nuk keni dështuar?

Pjesëmarrësit e rritur i janë nënshtruar një terapie, ku sesionet e tyre ishin incizuar dhe analizuar.

Hulumtuesit kanë zbuluar se aq më shumë pyetje Sokratike që kishte bërë terapisti, aq më shumë përmirësime ishin shënuar në simptomat depresuese. /Telegrafi/

Exit mobile version