Telegrafi

Seancë për pyetje deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë sot në ora 11:00 do të mbajë seancën e 62-të ku në rend ditë janë parashtrimet e pyetjeve të deputetëve.

Seanca e fundit për pyetje të deputetëve u mbajt në fund të muajit qershor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të njëjtën kohë në shtëpinë ligjvënëse, Komisioni për financim dhe buxhet do të realizojë takim me përfaqësues të Entit Shtetëror auditim të Republikës së Maqedonisë, Enti Shtetëror të auditimit të Republikës së Kroacisë si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian./Telegrafi/