Nuk është ndonjë lajm i padëgjuar, martesat sot nuk po funksionojnë më, aq më pak lidhjet që nuk kanë shumë përgjegjësi. Përgjigjja e pse-së është ajo që kërkojnë të gjithë…
Më poshtë kemi disa arsye konkrete, sadoqë, të gjithë e dimë dhe e shohim që gjërat kanë ndryshuar.
1. Seksi është kthyer në ‘luks’; gjithmonë e më shumë dëgjon prej çifteve të reja për ‘përtesën‘ në shtrat. Kohët e para, kryejnë ritualin vetëm për t’i shërbyer shtatzënisë por më pas kontakti fizik harrohet.
2. Financat kanë ndikimin e tyre negative. Të mendosh gjithnjë se si do të zgjidhësh problemet e parave, doemos që nuk do të kesh vëmendje për çështje të tjera.
3. Jemi sa afër aq edhe larg. Komunikojmë vazhdimisht në telefon por përqendrimi e përkushtimi në ato që themi nuk është më i miri.
4. Dëshira jonë për vëmendje e kalon atë për dashuri. Fokusohemi pas tekave të vogla dhe harrojmë dashurinë e madhe.
5. Rrjetet sociale kanë prishur qetësinë e jetës suaj private. Në vend që të shijoni e jetoni privatësinë tuaj, harxhoni kohë të kotë në tituj pa vlerë që ju marrin vëmendjen nga gjërat e rëndësishme. /Telegrafi/