Amy Leslie nga Aberdeenshire e Anglisë, e ka kaluar testin e vozitjes së fundmi dhe ende ka pasiguri kur është në timon.
Andaj, nëna e shqetësuar i ka dërguar një mesazh, duke e pyetur se si ka kaluar, derisa rrugët ishin të mbuluara me borë, transmeton Telegrafi.
“Jo aq mirë nënë”, ka shkruar 17-vjeçarja, krahas fotografisë së veturës që ishte kthyer së prapthi, gjatë aksidentit që kishte pësuar.
Për fat të mirë, pos disa gërvishtjeve, adoleshentja nuk ka pësuar ndonjë lëndim tjetër, ndërsa vetura është dëmtuar në masë të madhe.
Fotografia e postuar në Twitter, është shpërndarë dhe pëlqyer mbi 14 mijë herë, ndërsa atë përshëndetën për shpëtimin, teksa i uruan të jetë sa më e aftë në vozitje. /Telegrafi/