Dy adoleshente nga Siberia janë hospitalizuar, pasi një i ri i sulmoi brutalisht për shkak të frizurave të tyre “jokonvencionale”, raportojnë mediat e atjeshme lokale.
Kamerat e sigurisë në qytetin Minusinsk, shfaqin të riun i cili i afrohet dhe e godet njërën nga vajzat që ishte e ulur në një kafiteri.
E mikesha e saj, që tenton të parandalojë sulmin e paprovokuar, goditet gjithashtu me grusht në fytyrë nga i dyshuari, transmeton Telegrafi.
Sipas Vzglyad, konflikti shpërtheu kur një 16-vjeçar dhe shoku i tij u konfrontuan me vajzat, që të dy nxënëse të shkollës së artit – për shkak të stilit të flokëve – ku njëra prej tyre i kishte lyer me të kaltër.
“Kur u pyetën nëse janë djem apo vajza, ato u kishin thënë se nuk është punë e tyre”, përgjigje kjo që nervozoi me gjasë djemtë, ku njëri prej tyre filloi t’i godasë.
Kështu të paktën pretendon e ëma e 17-vjeçares Arina, që ishte viktimë e sulmit fizik.
Që të dy vajzat janë hospitalizuar si pasojë e goditjeve, derisa njëra prej tyre mbeti edhe më hundë të thyer. /Telegrafi/