Site icon Telegrafi

Pyetet se përse nuk publikon fotografi me Lumi B, Miranda tregon të vërtetën

Miranda dhe Lumi B (Foto: Instagram)

Partnerja e reperit Lumi B, Miranda Mehmeti, është kthyer në një personazh shumë të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Një ndër pyetjet e parashtruara kishte të bënte me bashkëshortin e saj, duke qenë se rrallë publikojnë imazhe së bashku.

Miranda Mehmeti (Foto: Instagram)

“Na trego se përse nuk publikon fotografi me Lumin”, ka qenë pyetja e një ndjekëses.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Miranda Mehmeti

“Pse me të tregu drejt tepër rrallë bëjmë fotografi, nuk jemi ne çift i Instagramit. Edhe ato që i bëjmë i kemi kujtim në telefonat tonë. Faleminderit”, ka qenë përgjigja e Mehmetit.

Miranda dhe Lumi ndryshe janë të martuar prej shumë vitesh dhe kanë bashkë një djalë të quajtur, Blini.

Ata po ashtu po planifikojnë edhe për një fëmijë të dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version