Marrëdhënia e Patris Berishës me Tuna Sejdiun ka qenë në fokus prej vitesh.
Ata janë ndarë e pajtuar disa herë, gjersa shpesh morën vëmendje edhe me postimet ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale.
Së fundmi në një intervistë të shkurtër për Prive, Berisha u pyet edhe për raportin me Tunën.
“Shumë njerëzve ju intereson jeta ime private dhe e Tunës. Secili le t’i shikon punët e veta. Kur të dua ndahem, kur të dua pajtohem është jeta ime kjo mos t’i intereson kërkujt hiç”, u shpreh ai.
“Mund të iu interesoj të gjithëve nëse duan me dit si e kam shëndetin, mirë jam faleminderit, a ndahem a pajtohem shikoni gratë e juaja te shtëpia”, tha tutje muzikanti.
Tuna dhe Patrisi theksojmë se kanë bashkë dy fëmijë: Tianin dhe Zenin.
Patrisi ndërkaq po vazhdon me angazhimet e tij nëpër koncerte të ndryshme. /Telegrafi/