Ajo gjatë vitit të kaluar ka qenë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale e po ashtu edhe në faqet rozë.
Fjala është për partneren e reperit shqiptar, Ledri Vula, Sara Hoxhën, e cila u përfol mjaft shumë për periudhën e shtatzënisë, ndonëse në dhjetor u bë nënë për herë të parë.
E njëjta së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth gjërave që u interesojnë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.
“Po me vëlla, kur do bëhet Poem”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës, ndërsa një përgjigje epike nuk mungoi as nga Sara.
“Po prit njëherë të harrojmë traumat e lindjes së parë se është akoma herët. Dhe ta shijojmë dhe pak Poem mirë e mirë”, ka thënë ajo.
Theksojmë që Sara dhe Ledri u bënë prindër për herë të parë më 14 dhjetor të vitit që lamë pas të një vajze të quajtur, Poem Blu. /Telegrafi/