Telegrafi

Pyetet për golin më të rëndësishsëm që ka shënuar ndonjëherë, Milot Rashica thotë se është bashkëshortja e tij

Foto: Milot Rashica/Instagram

Teksa ka pezulluar aktivitetet sportive ashtu si të gjithë kolegët e tij shkaku i coronavirusit, futbollisti i njohur shqiptar MIlot Rashica po e shfrytëzon kohën e lirë për të qenë më aktiv në rrjetet sociale.

Ai së fundmi u ka dhënë mundësinë të gjithë ndjekësve të tij në Instagram që t’i parashtrojnë nga një pyetje dhe si rrjedhojë ai do t’iu përgjigjej.

Një nga pyetjet më interesante të parashtruar nga ndonjë ndjekës, ishte ajo se “cili ishte goli më i rëndësishëm që ai ka shënuar në jetën e tij?”.

Milot Rashica (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

Dhe futbollisti me prejardhje nga Vushtria, vendosi që në vend se të tregojë golin më të rëndësishëm që ka shënuar në fushën e gjelbër, të tregojë golin më të rëndësishëm që ka shënuar në jetë.

Lexo po ashtu Werder Bremeni përgatit shitjen e Milot Rashicës në verë

Ai publikoi një fotografi të realizuar me gruan e tij, Belkiz Kera, në Dubai – fotografi të cilën e shoqëroi me një emoji me mimika ngacmuese.

Rashica etiketoi edhe ndjekësin që ka prashtruar pyetjen, duke i treguar kështu se ky është goli/qëllimi më i rëndësishëm që ka realizuar gjatë jetës. /Telegrafi/

Foto: Milot Rashica/Instastory