Site icon Telegrafi

Pyetet nga ndjekësit se a i pengon ndarja nga bashkëshorti? Adriana Matoshi thotë se ka ndikuar vetëm pozitivisht

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është shumë e pëlqyer nga art-dashësit në Kosovë dhe Shqipëri.

Ajo është mjaft aktive në projekte të ndryshme filmike, në ndërmarrësi, gjersa me të gjitha këto angazhime, ajo vlerësohet edhe për shembullin e një nëne të përkushtuar ndaj katër fëmijëve të saj.

Adriana është mjaft e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, aktorja u ka mundësuar ndjekësve në Instagram që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory, të cilave më pas, ajo do t’iu përgjigjej.

Njëra ndër pyetjet e parastruara nga një ndjekës ishte fakti nëse ndarja nga ish-bashkëshorti ka ndikuar shumë në jetën e këngëtares dhe sa i ka penguar ky fakt.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

“Me m’pas pengu s’më kishit njoftë! Ka ndikuar pozitivisht poget”, ka qen= shkurt përgjigja e aktores Matoshi, e cila duket se e ka marrë me të qeshura pyetjen.

Adriana Matoshi përndryshe ka qenë e martuar me Albert Sylejmanin para se të divorcohej, me të cilin ndan edhe katër fëmijët e saj dhe ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version