Site icon Telegrafi

Pyatt: Është koha ideale për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Ambasadori i SHBA-ve në Greqi, Geoffrey Pyatt, ka thënë se tani është koha ideale për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ai dje pasdite, pas takimit me kryetarin e Selanikut, Yannis Boutaris, theksoi se ndërrimi i pushtetit në fqiun verior të Greqisë e ka lehtësuar procesin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Boutaris në takim e ka informuar ambasadorin edhe për iniciativat e tij për hapjen e linjave të reja të komunikimit me Shkupin.

Gjatë takimt është biseduar edhe për pjesëmarrjen e SHBA-së, si vend nderi, në samitin e 83 ndërkombëtar në Selanik.

Pyatt ka thënë që SHBA-të jo vetëm që do të marrin pjesë në samit, por edhe do ta promovojnë ngjarjen që do të mbahet në Athinë./Telegrafi/

Exit mobile version