Ekziston mundësi e qartë dhe ajo është porosia e ndërmjetësit Nimetz, ashtu edhe nga Shkupi dhe Athina, thotë për televizionin grek Antenna,ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt.
I pyetur nëse parashikon arritje të zgjidhjes për kontestin e emrit para Samitit të ardhshëm të NATO-s, Pyatt ka thënë se nuk mund të japë asnjë parashikim, por SHBA-të e përkrahin mundin e ndërmjetësit Nimetz në këtë drejtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pikë e rëndësishme është ajo se ekziston mundësi e qartë dhe ajo është porosia që ndërmjetësi Matthew Nimetz, mendoj se e ka theksuar edhe këtu në Athinë, edhe në Shkup”, thotë Pyatt./Telegrafi/