Telegrafi

Puyol vendos për kontratë të re

Kontrata aktuale e kapitenit skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa deri më tani palët nuk kanë mundur të arrijnë në një pikë të përbashkët për të nënshkruar kontratë të re, duke nxitur interesimin e skuadrave të shumta për mbrojtësin spanjoll.

Sipas njoftimeve të reja, Puyol, i cili është lojtar i Barcelonës që nga vitit 1995, ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re dhe të qëndrojë me Blaugranët deri kur të mbushë 35 vjet. Ndërsa konfirmimi zyrtar dhe nënshkrimi pritet të bëhet javën që vjen. /Telegrafi/