Telegrafi

Puyol: Takimi me Interin është një finale

Kampioni evropian në fuqi, ende nuk e ka të garantuar kalimin në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve dhe nuk mund të lejojë të mposhtet nga Interi në takimin e nesërm.

“Ne nuk kemi dyshime. E dimë se duhet ta bëjmë këtë. Ne do të dalim me dëshirë dhe ambicie në fushë. Rezultatet ndonjëherë nuk dalim siç duam, por e dimë se Barca-Inter është një finale dhe do të luajmë sikur të ishte e tillë”, ka thënë Puyol./Telegrafi/