Telegrafi

Puyol: Pas Barcës, e dua Milanin

Dy gjigantët e futbollit evropian të mërkurën mbrëma zhvillojnë takimin e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, ndërsa mbrojtësi spanjoll ka shprehur simpati për Rossonerët.

“Milani është ekipi që dua. Është skuadra ime e dytë”.

“Gjithmonë kam thënë se nëse largohem nga Barcelona do të dëshiroja të shkoj te Milani”, u ka thënë 34-vjeçari gazetarëve. /Telegrafi/