Telegrafi

Puyol: Ndaj Milanit, ndeshje fantastike

 Ekipet do të takohen për të pestën dhe të gjashtën herë në Ligën e Kampionëve brenda dy sezoneve, ndërsa ashtu si njerëzit, edhe Puyoli mezi e pret përballjen.

“Personalisht jam i kënaqur, jo pse do të jetë lehtë ta mposhtim Milanin, por për shkak se do të jetë e kundërta”.

“Jam i kënaqur me shortin për shkak se Milani është ekip që gjithmonë më ka pëlqyer dhe më pëlqen të luaj në San Siro. Ata kanë stadium të mrekullueshëm dhe jam i sigurt se do të jetë ndeshje fantastike”.

“Sezonin e kaluar ne e kemi humbur Ligën e Kampionëve dhe La Ligan në të njëjtën javë, por kësaj radhe e kemi filluar mirë sezonin dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë edhe gjatë vitit të ardhshëm”, ka deklaruar kapiteni katalanas. /Telegrafi/