Telegrafi

Puyol: Messi favorit për Topin e Artë

“Është një çmim që ndahet për tërë vitin. Sneijder ka luajtur shumë mirë, por Xavi është gjithashtu lojtar i madh, që të dy e meritojnë, por nuk mendoj se ata janë të vetmit. Për mua, Lionel Messi është favorit”, ka thënë Puyol.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, FIFA do të ndajë një çmim të shkrirë mes FIFA futbollisti më i mirë i vitit dhe Topit të Artë, e që tani do të quhet FIFA Topi i Artë dhe që do të prezantohet më 10 janar, 2011 në Zurich të Zvicrës. /Telegrafi/