Telegrafi

Puyol: Duhet të fillojmë nga e para

“Tre titujt ishin një moment krenarie. Duhet të jemi krenar me suksesin e sezonit të kaluar, mirëpo tashmë është e kaluar dhe ne duhet të fillojmë sërish, duke kujtuar si fituam dhe duke u munduar të përmirësohemi çdo ditë”, ka thënë Puyol për “Marca”.

Mbrojtësi spanjoll beson se skuadra e tij është e gatshme për sezonin e ri, ndërkohë që të dielën do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese të Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos.