Telegrafi

Puyol: Argjentina duhet ta shfrytëzojë Messin

Sulmuesi argjentinas ka dështuar të tregojë formë të mirë me kombëtaren nën drejtimin e trajnerit të ri Diego Maradona.

“Argjentina duhet të përpiqet të shfrytëzojë nga talenti i tij. Leo është një lojtar i shkëlqyeshëm, një element esencial për Barcelonën tonë. Me të, Barcelona është më e fuqishme. Logjikisht, kështu duhet të jetë edhe për Argjentinën”, ka thënë Puyol./Telegrafi/