Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të bisedojë me telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për herë të parë prej se Ankaraja e rrëzoi aeroplanin luftarak rus, në nëntor të vitit të kaluar, transmeton KosovaPress.
“Biseda telefonike do të bëhet nesër me iniciativën e palës ruse”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, raporton RT.
Peskov ka thënë po ashtu, se Erdogan i ka dërguar letër Putinit në të cilin, ai ka kërkuar falje për incidentin me aeroplanin rus në territorin turk.