Site icon Telegrafi

Putini ngushëllon Erdoganin për ushtarët e vrarë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin përmes telefonit ka biseduar me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan dhe shprehu ngushëllime për shkak të vdekjes së ushtarëve turq në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, kur një aeroplan rus gabimisht bombardoi një ndërtesë, në të cilën ndodheshin ushtarët.

Sipas informacioneve nga Kabineti i Presidentit të Turqisë, dy liderët biseduan edhe për ndodhitë e fundit në Siri, në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

Gjatë bisedës është folur edhe për negociatat paqësore në Astana, të cilat organizohen nën patronazhin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Erdogan dhe Putin biseduan edhe për përgatitjet në prag të takimit të Këshillit Turko-Rus për bashkëpunim në nivel të lartë, që në muajin mars do të mbahet në Rusi.

Exit mobile version