Site icon Telegrafi

Putini kërkoi që Rusia t’i mbrojë interesat nacionale në Arktik

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe nga Shërbimi federal për siguri kërkoi t’i mbrojnë interesat nacionale të Rusisë në Arktik.

“Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi federal për siguri dhe njësitet e saja kufitare duhet t’i realizojnë planet e tyre për sigurimin e interesave nacionale në pikëpamje të aftësisë mbrojtëse të vendit, por edhe t’i mbrojnë interesat tona në Arktik dhe funksionimin normal të Rrugës detare veriore”, tha Putin në takimin për zhvillim të Arktikut.

Ai gjithashtu, theksoi se është e nevojshme që në tërësi të shfrytëzohen mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar në Arktik.

“Interesi është shumë i madh për punë me ne dhe atë pa dyshim duhet ta përforcojmë me projekte reale të përbashkëta”, tha Putin, transmetoi Sputnik.

“Do ta lus vetë Qeverinë e Rusisë për ta shpejtuar përfundimin e edicionit të ri të programit shtetëror të zhvillimit shoqëror-ekonomik të rajonit të Arktikut”, theksoi Putin. /kp/

Exit mobile version