Site icon Telegrafi

“Putini është tradhtar, po vret edhe fëmijët ukrainas, duhet të ngrihemi kundër tij”, e moshuara ruse shprehet e revoltuar pas vdekjes së Navalnyt

Një grua e moshuar ruse u shpreh e revoltuar ndaj presidentit rus Vladimir Putin pas vdekjes së Alexey Navalnyt, lajmi që tronditi botën.

Siç raportohet, 82-vjeçarja ishte në mesin e shumë qytetarëve rusë që dolën për të demonstruar dhe për të shprehur revoltën pas vdekjes së Navalnyt, transmeton Telegrafi.

“Putini është tradhtar i Rusisë. Qindra mijëra ushtarë tanë janë të vdekur. Ai po vret edhe fëmijët ukrainas”, thoshte gruaja.

Lexo po ashtu Vdes në burg kritiku i Putinit, Navalny

“Ne duhet të ngrihemi kundër tij. Jemi 140 milionë banorë. Nuk kam frikë, jam shumë e moshuar për të pasur frikë”.

Ndryshe, autoritetet ruse sot njoftuan vdekjen e kritikut të Kremlinit në koloninë penale ku po mbahej i burgosur.

Lexo po ashtu Ky është burgu ku vdiq Navalny - temperaturat shkojnë deri në minus 40, kushtet janë vërtet të këqija

Reagime të shumta ka pasur nga vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në duke fajësuar Putinin për vdekjen e Navalnyt. /Telegrafi/

Exit mobile version