Presidenti rus, Vladimir Putin ka firmosur dekretin presidencial për zgjatjen e sanksioneve, ndaj vendeve që kundërshtuan Rusinë dhe vendosën seksionet ndaj saj, pas aneksimit të Krimesë dhe përkrahjes së separatistëve prorus në Ukrainë.
Në dekretin që mban datën 30 qershor, Putin vendos zgjatjen e bllokimit deri më 31 dhjetor 2018, për Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Kanadanë, Australinë, Norvegjinë, Ukrainën, Shqipërinë, Malin e Zi, Islandën dhe Lihtenshtajnin, të cilave nuk u lejohet të çojnë në Rusi asnjë produkt bujqësor, apo lëndë të para për industrinë.
Dekreti i Putinit është miratuar në datën 4 korrik nga kryeministri Medvedev, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë zgjatjes së sanksioneve ruse ndaj Shqipërisë, sanksione këto që prekin kryesisht eksportin e produkteve bujqësore.
Kjo është hera e dytë, që kreu i Kremlinit vendos zgjatjen e dekretit të tij të parë të vitit 2014, i cili ishte një kundërpërgjigje e menjëhershme për vendet, të cilat u bashkuan kundër Rusisë dhe kundërshtuan aneksimin e Krimesë.