Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi një vizitë në Krime, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në 2014, një veprim i denoncuar nga ana e Kievit si shkelje e sovranitetit të Ukrainës.
Në Krime, Putin vizitoi qendrën verore legjendare për të rinjtë, Artek, ish-vitrinë e rinisë sovjetike që shtrihet në brigjet e Detit të Zi, sipas një deklarate të Kremlinit.
“Para pak kohësh, Artek po jetonte kohë mjaft të vështira. Por tani është duke u rilindur si një kamp ndërkombëtar pushimesh”, deklaroi presidenti rus, në një fjalim para të rinjve që ndodheshin në këtë qendër turistike.
Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991, Artek si edhe Krimeja mbetën pjesë përbërëse e Ukrainës së pavarur, duke pritur fëmijë ukrainas dhe që u gjet në 2009 në prag të falimentimit. E rikthyer ruse në 2014 pas aneksimit të Krimesë, kolonia rihapi dyert duke nisur punime të konsiderueshme për rinovimin e zonës.