Site icon Telegrafi

Putin: Vazhdojmë bashkëpunimin me Trump dhe SHBA

Rusia do të bashkëpunojë me SHBA dhe presidentin aktual Donald Trump, tha sot presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe shtoi se shpreson se “teza e errët amerikane” për përzierjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në këtë vend, do të zhduket dhe të ndalojë helmimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Siç raporton TASS, ai theksoi se SHBA është fuqia më e madhe botërore dhe liderë në shumë aspekte kryesore  dhe ” partner natyror” i Rusisë në shumë fusha, duke përfshirë sigurinë ndërkombëtare, mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, luftën kundër terrorizmit, luftën kundër ndryshimeve  klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Nuk ka asnjë president tjetër i SHBA-së, as edhe SHBA tjetër. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, tha Putini në sesionin e Javës së Energjisë Ruse.

Ai tha se shpreson që obskurantizmi në Amerikë të zhduket në lidhje me ndërhyrjen ruse.

“Dua që obskurantizmi në lidhje me përzierjen e pretenduar të Rusisë në fushatën zgjedhore në SHBA të pushojë me kohë dhe të zgjidhen gjërat reciproke në këtë sferë, si dhe në tregun e naftës,” tha Putin duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë do të dëshironte të shihte në zgjedhjet për Kongresin e SHBA në mes të mandatit presidencial.

Ai tha se shpreson që “grindjet e brendshme politike në SHBA do të ndalonin helmimin e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe ndikimin e situatës në botë”. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version