Telegrafi

Putin uron Trumpin, shpreson që të punojnë në çështjet ndërkombëtare

Siç shkruan RT, përcjell Telegrafi, përmes një mesazhi, presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar tanimë të zgjedhurin nga amerikanë si president i ardhshëm i tyre, Donald Trumpin, për zgjedhjen president.

“Në një mesazh për Donald Trump, Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur besimin se dialogu mes Moskës dhe Uashingtonit, në përputhje me pikëpamjet e njëri-tjetrit, plotëson interesat e Rusisë dhe SHBA”, shkruan RT.

Ndryshe, kandidati republikan, Donald Trump është zgjedhur president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka arritur të sigurojë votat e nevojshme elektorale. /Telegrafi/