Telegrafi

Putin uron Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar sot homologun e tij amerikan Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, pasi Kolegji Elektoral e shpalli fitues duke i dhënë kështu zyrtarisht fund “dilemave”, shkruan Reuters.

Kremlini pati njoftuar se do të presë rezultatet zyrtare dhe më pas të komentoj, edhe pse kombet tjera tashmë kanë uruar Bidenin për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, transmeton Telegrafi.

“Sa i përket anës time, jam i gatshëm për takime”, ka njoftuar Kremlini duke komentuar deklaratën e presidentit rus Putin.

“Putin i ka uruar sukses presidentit të ri të zgjedhur dhe i ka shprehur besimin, që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara që kanë përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin në botë, pavarësisht dallimeve, do të ndihmojnë në zgjidhjen e shumë problemeve dhe sfidave me të cilat përballet bota”, ka shtuar Kremlini. /Telegrafi/