Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëroi sot (e enjte) që gjatë Kupës së Botës që zhvillohet në Rusi gjatë vitit të ardhshëm të forcohen masat e sigurisë në shërbimet e transportit, hotele dhe objekte të tjera.
Grupi terrorist ISIS vazhdon me propagandat e tyre për sulme në qendrat e mëdha botërore.
Së fundmi, cak i tyre është bërë edhe organizimi i Kupës së Botës “Rusia 2018”.
ISIS-i javëve të fundit ka publikuar disa fotografi të militantëve të tyre që qëndrojnë afër stadiumeve me armë, të gatshëm për të sulmuar.
Ndërsa, së fundmi është postieri i yllit argjentinas, Lionel Messi, i cili gjendet prapa grilave duke lotuar.
Megjithatë, presidenti i shtetit, Vladimir Putin, ka bërë thirrje në formë urdhërese që të shtohen masat e sigurisë
“Të ndërmerren masa shtesë në fushën e sigurisë gjatë Kupës Botërore të FIFA-s 2018”, ka thënë fillimisht Putin.
“E gjithë infrastruktura e transportit dhe infrastruktura e rrjetit hotelier, dhe në të gjitha fushat që Federata Ruse ka zgjedhur për të pritur ndeshjet e Kupës Botërore”, përfundojnë në udhëzimet e Putinit. /Telegrafi/