Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Situatave Emergjente të dërgojnë spitale mobile në Aleppo të Sirisë sa më shpejt që është e mundur.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putin ka urdhëruar ushtrinë të sigurojë “ndihma mjekësore për banorët e qytetit dhe komunitetet pranë”.
Rusia u ofron mbështetje ushtarake forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilat po bëjnë përpjekje të rimarrin kontrollin e Alepos nga rebelët antiqeveritarë.
Organizatat siriane të ndihmave kanë akuzuar regjimin sirian dhe Rusinë për sulme kundër objekteve mjekësore në qytet.
Në Aleppo vazhdojnë të jetojnë të rrethuar rreth 250,000 civilë.