Moska shpreson se do të kthejë bashkëpunimin me Gjermaninë, ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Ai ka theksuar se në zhvillimet e fundit në sferën ekonomike, do të ndikojmë në mënyrë reciproke për sasinë e tregtisë.
“Nuk humbim shpresën se do të arrijmë të kthejmë bashkëpunimin e plotë”, ka thënë ai në takimin me drejtorin e Korporatës BASF, Kurt Bok.
Putin ka shtuar se është i kënaqur me faktin se partner të besueshëm bashkëpunojnë me Rusinë.
Drejtori i Korporatës BASF, Kurt Bok, ka thënë se kompania e tij merr pjesë në mënyrë aktive në treg dhe janë të përfshirë në kimi dhe elektro-energjetikë.
“Dy vitet e fundit nuk ishin të lehta, por nga ky vit shkojmë drejt trendit të rritjes”, tha Bok, duke shtuar se do të punojnë në rritjen e pjesës së prodhimit në territorin rus, transmeton KosovaPress.