Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk i kishte treguar ndonjë sekret ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një takimi në Uashington javën e shkuar dhe shtoi se ai mund ta vërtetonte këtë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një deklaratë të tillë, Putin e ka dhënë duke folur në një konferencë shtypi së bashku me kryeministrin italian Paolo Gentiloni.
Madje siç ka shtuar Putin, Rusia është e gatshme të dorëzonte një transkript të takimit të Trump me Lavrov tek ligjvënësit e SHBA, nëse kjo do t’i ndihmonte ata të siguroheshin.
Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një informacion të klasifikuar rreth një operacioni të planifikuar të Shtetit Islamik, duke e zhytur Shtëpinë e Bardhë në një polemikë tjetër, vetëm pak kohë që nga fillimi i mandatit të Trump-it.
Po siç kanë shkruar mediat e huaja, Raporti i “Washington Post”, i përcjellë më pas edhe nga “New York Times” e media të tjera, pretendonte se Trump ka nxjerrë informacione të fshehta lidhur me një komplot të Shtetit Islamik, të përqendruar – sipas shkrimit, – te përdorimi i laptopëve në avion. /Telegrafi/