Site icon Telegrafi

Putin thotë se ka marr dozën e dytë të vaksinës – nuk jep detaje, por as pamje filmike

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër coronavirusit ndërsa u bën thirrje të tjerëve të vaksinohen.

Duke folur në një takim të Shoqërisë Gjeografike Ruse, ai tha se “Dëshiroj t’ju informoj se tani, pak para se të hyja në këtë dhomë, unë gjithashtu mora vaksinën e dytë dhe shpresoj, ose më mirë të them, kam besim, se gjithçka do të jetë mirë. Dhe të uroj të njëjtën gjë”.

Lexo po ashtu Edhe pse askush nuk e pa duke u vaksinuar kundër COVID-19, Putin pohon se ka pasur efekte të lehta anësore

Klipi është transmetuar sot në kanalin shtetëror të lajmeve Rossiya 24, raporton bbc.

“Unë po supozoj që edhe ju, duke treguar shqetësim për veten dhe të dashurit tuaj, do të bëni të njëjtën gjë dhe do të ndiqni shembullin tim”, tha Putini.

Putin thuhet se mori dozën e parë – të një vaksine ruse të paspecifikuar – më 23 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version