Telegrafi

Putin do të votojë online në zgjedhjet treditore parlamentare, presidenti rus gjendet në karantinë

Presidenti rus, Vladimir Putin do të votojë elektronikisht në zgjedhjet për Dumën e Shtetit, njoftoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai tha se Kremlini do ta informonte publikun kur të votonte Putini, raporton france24.

Peskov deklaroi se Putini, i cili është në izolim për shkak se disa anëtarë të stafit presidencial janë infektuar me coronavirus, por presidentit ndihet mirë.

Putin më parë njoftoi se disa dhjetëra njerëz në mjedisin e tij kishin kontraktuar cornavirusin.

Zgjedhjet për Dumën, dhomën e ulët të parlamentit, po mbahen në Rusi nga sot deri më 19 shtator. /Telegrafi/