Presidenti rus, Vladimir Putin do të votojë elektronikisht në zgjedhjet për Dumën e Shtetit, njoftoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai tha se Kremlini do ta informonte publikun kur të votonte Putini, raporton france24.
Peskov deklaroi se Putini, i cili është në izolim për shkak se disa anëtarë të stafit presidencial janë infektuar me coronavirus, por presidentit ndihet mirë.
Putin më parë njoftoi se disa dhjetëra njerëz në mjedisin e tij kishin kontraktuar cornavirusin.
Zgjedhjet për Dumën, dhomën e ulët të parlamentit, po mbahen në Rusi nga sot deri më 19 shtator. /Telegrafi/