Presidenti aktual i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se do të rikandidohet për President në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm, raporton BBC.
Ai këtë njoftim e bëri gjatë një fjalimi të mbajtur para punëtorëve të fabrikës së veturës Volga, në qytetin Nizhny Novgorod, transmeton Telegrafi.
“Do të rikandidoj për postin e Presidentit të Rusisë”, ka deklaruar Putin.
I pari i Kremlinit është në pushtet që nga viti 2000, qoftë si President apo Kryeministër. Dhe nëse arrin të fitoj zgjedhjet e marsit të vitit të ardhshëm, ai do të vazhdojë të jetë në krye të shtetit deri në vitin 2024. /Telegrafi/