Duket se tensionet mes Turqisë e Rusisë janë zbutur tërësisht. Këtë e vërteton edhe njoftimi i sotëm nga zyra e presidentit rus.
Shefi i shtetit rus, Vladimir Putin, të hënën do të vizitojë Turqinë, raportojnë mediat turke, transmeton KosovaPress.
Yuri Ushakov, këshilltari i presidentit rus në deklaratën e tij për gazetarët, tha se Putin më 10 tetor në Stamboll do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ushakov gjithashtu tha se presidenti rus do të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Energjisë i cili do të organizohet në Stamboll ku do të mbajë një fjalim.