Vladimir Putin pësoi një sërë shqetësimesh serioze shëndetësore që shkaktoi momente paniku te mjekët.
Presidenti rus kishte dhimbje të mëdha në kokë, shikim të paqartë dhe gjuhë të mpirë sipas kanalit në Telegram, General SVR.
Ai gjithashtu thuhet se ka përjetuar një “humbje të pjesshme të ndjeshmërisë në krahun dhe këmbën e djathtë” që kërkon kujdes urgjent mjekësor, raporton metro.co.uk.
Një ‘trup koordinuese e mjekëve’ i dhanë ndihmën e parë dhe urdhëruan Putinin të merrte ilaçe dhe të pushonte për disa ditë.
Por në vend që të ndiqte këtë këshillë, ai refuzoi të pushonte, duke zgjedhur të merrte raporte të zymta nga lufta në Ukrainë.
Kanali, i cili pretendon njohuri të brendshme nga Kremlini, ka thënë vazhdimisht se Putini është i sëmurë me kancer dhe se mjekimi po ndikon në vendimmarrjen e tij.
Thashethemet janë përhapur në lidhje me shëndetin e liderit rus të nxitura nga zakoni i tij për t’u kapur fort pas tavolinave dhe për të bërë lëvizje të çuditshme me këmbët.
Kremlini dhe ministrat këmbëngulin se presidenti rus gëzon shëndet të përsosur. /Telegrafi/