Telegrafi

Putin synon që Rusia të hyjë në top pesë për ekonomi

Putin, duke folur në konferencën e 100-të, të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në Gjenevë, ka thënë se Rusia ka për qëllim që të rrisë Bruto Produtin Vendor për kokë banori nga 19700 dollarë sa është tani në 35 mijë dollarë për person.

Putin tha se Rusia duhet të dyfishojë prodhimin e saj dhe të krijojë më shumë vende pune në sektorin e teknologjisë së lartë për të arritur këtë qëllim. Kryeministri rus gjithashtu ka thënë se efektet e krizës aktuale ekonomike dhe financiare ende po ndjehen në Rusi, mirëpo ai pret që ekonomia ruse të rikuperohet në tërësi. /Telegrafi/