Telegrafi

Putin suspendon marrëveshjen për forcat konvencionale

Ky ligj do të hyjë në fuqi, më 12 dhjetor. Ky është një nga veprimet e fundit të Moskës të cilat po nxisin një tendosje edhe më të madhe mes Rusisë dhe Perëndimit, para zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare ruse.

Ndërkohë, SHBA-të dhe BE-ja i kanë bërë thirrje Rusisë që të mos tërhiqet nga kjo marrëveshje me të cilën, në vitin 1990, janë vënë kufizime në armatimin konvencional në Evropë, gjë që vlerësohet si një veprim esencial për sigurinë e kontinentit.