Site icon Telegrafi

Putin shpreson se marrëdhëniet me SHBA do të normalizohen

Presidenti rus Vladimir Putin shfaqi sot shpresën se marrëdhëniet e Rusisë dhe SHBA-ve do të normalizohen, duke thënë se këto dy shtete mund të bashkëpunojnë në shumë fusha, transmeton KosovaPress.

Duke iu drejtuar publikut në një konferencë në të cilën u përgjigj në pyetjet e gazetarëve dhe qytetarëve të Rusisë, Putin tha se Moska dhe Uashingtoni mund të bashkëpunojnë në shkatërrimin e armëve masive, përfshirë edhe programin nuklear dhe raketor të Koresë Veriore.

Putin tha se Rusia dhe SHBA po ashtu mund të bashkëpunojnë në luftën kundër varfërisë dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike, ndërsa  shfaqi shpresën se SHBA mund të kenë rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës ukrainase.

Putin serish ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së palës ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke theksuar se vendi i tij nuk ka marrë pjesë në kurrfarë aktivitetesh të fshehura.

Exit mobile version