Site icon Telegrafi

Putin i shpreh shqetësimet mbretit Salman për krizën në Katar

Presidenti rus, Vladimir Putin i shprehu shqetësimet e tij sot mbretit Salman të Arabisë Saudite, për krizën mes Katarit dhe fqinjëve të tij të Gjirit.

“Gjatë një bisede telefonike, krerët e dy shteteve kanë ndarë opinionet e tyre për situatën në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, duke përmendur edhe përkeqësimin e situatës në Katar që, fatkeqësisht, nuk është e përshtatshme për konsolidimin e përpjekjeve të përbashkëta për rregullimin e situatës në Siri”, njoftoi Kremlini në një komunikatë.

Arabia Saudite dhe aleatët ndërprenë më 5 qershor marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin, duke e akuzuar se kishte lidhje me organizata terroriste dhe grupe sektare që kërkojnë të destabilizojnë rajonin, mes tyre përmenden Vëllazëria Myslimane, ISIS-i dhe Al Kaeda.

Katarin këto vende e akuzojnë gjithashtu edhe për afrimin me Iranin.

Exit mobile version