Site icon Telegrafi

Putin shfaqet nervoz gjatë një interviste, refuzon të “prek” dokumentet që e akuzojnë për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA (Video)

Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar se vendi i tij “kurrë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme” të SHBA-së, e lëre më zgjedhjet e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një intervistë prej 35 minutash, presidenti rus mohoi çdo material shantazhi për familjen Trump dhe mohoi ndërhyrjen në garën presidenciale.

Dhe derisa Chris Wallace tentoi t’ia jepte padinë për 12 rusë të akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, si pjesë e hetimit të posaçëm të Robert Mueller, Putin, paksa i tensionuar, mohoi t’i “prekte” dhe më pas tundi dorën drejt një tavoline, mbi të cilën gazetari vendosi dokumentet.

Siç thuhet më tej, më pas Wallace ndërpreu udhëheqësin rus në mënyrë të përsëritur në një përpjekje për të marrë një përgjigje të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë prej tij.

“Ta shohim në këtë mënyrë”, ka thënë Putin për akuzën që Rusia ndërhyri në garën presidenciale. “Njerëzit po flasin për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. E përmenda këtë në 2016, dhe dua ta them përsëri tani – dhe me të vërtetë dëshiroj që dëgjuesit tuaj amerikanë të dëgjojnë atë që them. Para së gjithash, Rusia, si një shtet, kurrë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Shteteve të Bashkuara, e jo më në zgjedhjet e saj”. /Telegrafi/

Exit mobile version