Telegrafi

Putin: SHBA-ja qëndron prapa vendimit që OSBE të mos mbikëqyr zgjedhjet ruse

"Sipas disa informatave, ky vendim është sjellë me rekomandimin e Departamentin Amerikan të Shtetit. Këtë gjithsesi do ta marrim parasysh në marrëdhëniet tona bilaterale me këtë vend", ka thënë Putin.

Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut, më 16 nëntor, ka pezulluar shkuarjen e 70 mbikëqyrësve të saj në zgjedhjet ruse duke theksuar si arsye mungesën e bashkëpunimit të organeve ruse.