Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot për një vizitë dyditore në Uzbekistan, ku do të marrë pjesë në Samitin e organizatës së Shangait për bashkëpunim, ku janë parashikuar një sërë takimesh me liderët botërorë.
Madje do të takohet me presidentin kinez Xi Jingping, që është udhëtimi i parë jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.
E derisa aeroplani i presidentit rus zbriti në pistë, në rrjetet sociale u publikua një video që është bërë virale dhe tallen me histerinë, panikun dhe paranojën e Putinit, që refuzoi të shtrëngojë duart me liderët pjesëmarrës në këtë samit e në veçanti me nikoqirin.
#Russia Vladimir Putin arrived in Uzbekistan for the SCO summit. He keeps a distance and doesn’t shake hands. Is that because he is scared of getting diseases? pic.twitter.com/bEYm8muwAH
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) September 15, 2022
Në momentin që zbriti nga fluturakja, ai mbajti distancë dhe vazhdimisht tërhiqej mbrapa – duke refuzuar t’ia zgjatë apo shtrëngojë dorën nikoqirit, dëshmi tjetër që lideri rus po frikësohet se mund të sëmuret.
Për histeritë e tij dëshmojnë edhe shumë video tjera, ku gjatë takimeve me liderët botërorë në Kremlin ka mbajtur distancë jashtëzakonisht të madhe derisa po diskutonte me ta.
Në anën tjetër për gjendjen e tij shëndetësore është raportuar shumë, ku shpesh është thënë se vuan nga Alzhajmeri e deri të kanceri.
Ndoshta edhe kjo është arsyeja pse ai vazhdimisht refuzon të shtrëngojë duart gjatë takimeve, madje edhe me njerëzit e rrethit të tij të ngushtë. /Telegrafi/