Rusia “nuk kërkon konflikt me askënd”, ka thënë presidenti Vladimir Putin në fjalimin e tij vjetor në Kremlin.
“Ndryshe nga disa kolegë të huaj që e shohin Rusinë si armik, ne nuk kërkojmë – dhe kurrë nuk kemi kërkuar armiq. Ne kemi nevojë për miq”, ka thënë ai.
Por “ne nuk do të lejojmë dëmtim të interesave tona”, shtoi ai, transmeton BBC.
Ai tha se Rusia është e gatshme për të punuar me administratën e re amerikane për të luftuar terrorizmin.
Putin më herët ka thënë se shpreson për marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën.