Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia ka kryer me sukses një test të gjeneratës së re të raketës lundruese me energji bërthamore.
“Është kryer testimi i fundit i suksesshëm i Burevestnik, një raketë lundrimi me rreze globale me një instalim bërthamor, një sistem shtytës bërthamor”, citohet të ketë thënë Putin, transmeton Telegrafi.
Presidenti rus po fliste në Forumin Valdai në Soçi të Rusisë.
Programi për zhvillimin e Buresvestnik u bëri i ditur nga Putin në muajin mars të vitit 2018 si pjesë e një nisme më të gjerë për të zhvilluar një gjeneratë të re të raketave ndërkontinentale dhe hipersonike.
Midis tyre ishin raketa balistike Kinzhal dhe automjeti hipersonik Avangard me rrëshqitje. /Telegrafi/