Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një vizite që e kishte bërë në avio-sallonin MAKS, është filmuar duke ka qerasur delegacionin e tij me nga një akullore.
I shoqëruar nga një delegacion i anëtarëve të Qeverisë dhe menaxhmenti që kishte organizuar avio-sallonin, Putini iu afrua një tezge që shiste akullore, transmeton Telegrafi.
“U jepni nga një akullore. Ka njerëz të uritur”, dëgjohet Putin duke i thënë vajzës në tezgë duke aluduar në grupin që po e shoqëronte.
Por, ajo çfarë bëri bujë më shumë ishte nënkryetari i Qeverisë, Dmitry Rogozin i cili pati “guximin” ta refuzojë akulloren që ia ofroi shefi, duke u munduar të arsyetohet se po ruan vijën e trupit.
Megjithatë, ai në fund është dorëzuar para shefit të tij, duke pranuar akulloren edhe pse i vetëdijshëm që ajo mund t’ia prish linjat e trupit. /Telegrafi/