Telegrafi

Putin me probleme shëndetësore? Kremlini zyrtar mohon një gjë të tillë – redakton edhe pamjet e takimit

Kremlini u detyrua të mohojë që Vladimir Putin kishte probleme shëndetësore të mërkurën pasi ai u përballë me një kollitje gjatë një takimi përmes videopamjeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti rus, 68 vjeç, u përpoq të mbaronte fjalimin e tij ndërsa u fliste zyrtarëve të lartë për ‘problemet akute financiare’ të shkaktuara nga COVID-19.

Por siç thuhet më tej, videoja u redaktua më vonë në mënyrë që kollitja e Putinit dukej më pak e rëndë në një version të postuar nga zyra e tij.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS e ka pyetur Kremlinin për shëndetin e Putinit dhe u tha se ai ishte ‘absolutisht normal’.

“Presidenti kërkoi falje dhe vazhdoi takimin pothuajse pa ndalur”, ka thënë agjencia. /Telegrafi/