Site icon Telegrafi

Putin për herë të parë zbulon detaje nga jeta e tij private

Presidenti rus Vladimir Putin konsiderohet si njëri nga liderët botërorë që më së paku flet për jetën e tij private, por ai më në fund duket se ka vendosur të shpalosë diçka nga jeta private.

I pyetur nga gazetarët se çfarë i pëlqen më së shumti të ha, ai është përgjigjur, “Ushqimi im i preferuar është gjella tradicionale ruse”, transmeton Telegrafi.

“Më pëlqen gjella tradicionale ruse, por jo edhe drithërat. Gjella ime e preferuar është ajo që bëhet me oriz”, ka shtuar i pari i Kremlinit.

Ai gjithashtu ka pranuar se e ka shumë problem të zgjohet herët në mëngjes, ndërsa në kohë të lirë i pëlqen të lexoj libra.

“Nuk zgjohem herët në mëngjes, por edhe kur zgjohem më pëlqen ta fillojë ditën me një filxhan me qaj e assesi me kafe”, ka shtuar për fund Putin. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version